Kapet 19-vjeçari në Durrës me 4 kallëpë tritol, e kishte gati për shitje

Një 19-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kulla”.

Roland Kurteshi është kapur në aksin Rrugor  Sukth – Kullë, duke transportuar me qëllim shitjen, 4 kallëpë lëndë eksplozive tritol, me peshë rreth 1 kilogram.

Mbi Kurteshin rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.