Ukraina po humb mbi 100 ushtarë në ditë, thotë Zelenski

Ukraina po humb 60-100 ushtarë çdo ditë, tha presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski në një intervistë për Newsmax, raporton CNN.

“Situata në lindje të Ukrainës është shumë e vështirë. Ne po humbasim 60 deri në 100 ushtarë çdo ditë dhe rreth 500 të plagosur në luftime”, tha Zelensky.

Presidenti tha gjithashtu për Newsmax se dërgesat e grurit po bllokohen nga Rusia në Detin e Zi.

“Aktualisht 22.5 milionë tonë drithëra janë bllokuar nga Rusia. Për ta zhbllokuar këtë territor me dalje në det, duhet të luftojmë dhe duhet të kemi armë me rreze efektive deri në 120-140 kilometra”, tha Zelensky.