Kryeministri Rama njoftoi se duke nisur nga sot, çdo ditë në vijim pas orës 18.00 do të ndalohet edhe lëvizja me këmbë në të gjithë Shqipërinë.
Vendimi ka hyrë menjëherë në fuqi dhe paralajmëron të gjithë qytetarët, se do të gjobiten, nëse nuk e zbatojnë, shkruan CNA.
Qytetarët që kapen duke lëvizur në rrugë në orarin e përcaktuar nga qeveria, do të gjobiten me 10 mijë lekë të rinj, si dhe do t’iu bllokohet makina 3 muaj nëse e disponon një të tillë.



