Serie A kërkon datën 9 maj për rifillimin e ndeshjeve

20 skuadrat e Serie A janë të mendimit që të përfundojmë sa më shpejt kampionatin pa dashur ta anulojnë atë.

Klubet e kampionatit italian të Serie A diskutuan ditën e sotme në një konferencë për masat që do të ndërmerren për rifillimin e ndeshjeve.

Në këtë situatë të vështirë në të cilën ndodhet i gjithë globi me pandeminë COVID-19, në itali u vendos data 9 maj, si datë përfundimtare për rifillimin e kampionatit, transmeton OraNews.

Nëse do të rifillojë në maj, atëherë kampionati do të shtyhet më tej se 30 qershor.

Sipas asaj që diskutohet, data e fundit të Serie A mund të vendoset në mes të korrikut.

Por nje vendim përfundimtar do të jepet nga UEFA gjatë një takimi që do të zhvillohet nesër.

20 skuadrat e Serie A janë të mendimit që të përfundojmë sa më shpejt kampionatin pa dashur ta anulojnë atë.