‘Kemi humbur ngarkesën e vaksinave’, Rama i prerë: Kanë marrë përsipër të sfidojnë qeverinë dhe kryeministrin e gabuar!

Rama tha se është humbur ngarkesa e vaksinave që duhej të vinte për shkak të asaj që ka ndodhur në aeroportin e Rinasit.

Kryeministri Edi Rama deklaroi i prerë nga Gjirokastra se ata që duan të marrin peng procesin e vaksinimit i kanë bërë llogaritë gabim. Teksa ndodhej në qendrën shëndetësore ku po vijon procesi i vaksinimit, Rama tha se është humbur ngarkesa e vaksinave që duhej të vinte për shkak të asaj që ka ndodhur në aeroportin e Rinasit.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se ata që kanë marrë përsipër që të sfidojnë qeverinë dhe kryeministrin e kanë gabim.


RamaAjo që është e patolerueshme është që ne kemi humbur ngarkesën e vaksinave. Është e dhimbshme, nuk po lëmë sekond dhe minut pa shfrytëzuar. Nuk ka shans që forca të verbëra të shkuara që duan me cdo kusht që të marrin peng të ardhmen të ndalin këtë proces. I kanë berë llogaritë gabim, kanë marrë përsipër të sfidojnë qeverinë dhe kryeministrin e gabuar.

Cfarë ndodhi ditën e djeshme?

Aeroporti i Rinasit ka pezulluar ditën e djeshme të gjitha fluturimet, ndërkohë që anulimi vijon dhe ditën e sotme. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg. Në letrën e publikuar nga Dosja.al të nënshkruar nga punonjësit thuhej se ata kanë nevojë për një periudhë tre ose katër ditore rikuperimi pasi ndihen të lodhur dhe të stresuar nga mungesa financiare për shkak të pandemisë.