KLP hap garën për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë hap sot procedurën për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK.

Në mbledhjen që po zhvillohet sot, Kreu i KLP, Alfred Balla u shpreh se drejtuesi aktual, Arben Kraja përfundon mandatin në datën 18 dhjetor dhe si detyrim këshilli duhet të hapë 3 muaj para garën.

Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite.

Sqarojmë se drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat.