Kombëtarja shqiptare kërkon ta mbyllë me fitore

Shqipëria do të luajë sonte në mbrëmje, në stadiumin “Air Albania”, sfidën e fundit kualifikuese të Kupës së Botës, ndaj Andorrës.

Kuqezinjtë kërkojnë ta mbyllin me fitore këtë garë duke siguruar edhe vendin e tretë në grupin 1.

Pas humbjes 5-0 përballë Anglisë trajneri Edi Reja duhet të beje llogaritë edhe me mungesat e shumta. Kumbulla, Bare, Veseli dhe Broja janë larguar për shkak dëmtimi ndërsa CikalleshiGjasula dhe Ismajli janë të pezulluar.

Ndërkohë, Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me barazim fazën eliminatore të Botërorit “Katar 2022”. Dardanët, të dielën në mbrëmje në Athinë barazuan 1-1 me Greqinë. Ky barazim i dha fund serisë prej katër humbjesh radhazi për Kosovën.