Fermerët e Myzeqesë sërish në protestë sot, 6 kërkesat e tyre

Përshkallëzohet protesta e fermerëve të Myzeqesë, pas përplasjes që patën të premten e kaluar me policinë.

Sindikata e Fermerëve të Bashkuar, ka thirrur të gjithë fermerët e Myzeqesë dhe të zonave përreth, në një marshim proteste që do të fillojë sot në orën 11: 00 nga vendi i quajtur “Rotondo e Plastmasit” deri para bashkisë së Lushnjës.

Në komunikatën e lëshuar nga Sindikata e Fermerëve të bashkuar, theksohet se qëllimi i protestës është të sensibilizojë qeverinë dhe opinion publik në lidhje me ndryshimet e paketës fiskale për vitin 2022 në fushën e bujqësisë.

Kërkesat e fermerëve:

1- Të subvencionet direkt fermeri jo më pak se 10 lekë për kilogram, të pasqyruar në faturë tatimore.

2-Eksportuesit kërkojnë 3 lekë të reja për kilogram, të jepen direkt nga drejtoria e doganave pa procedura burokratike.

3- Barazimi i TVSH-së shitje me TVSH-në e blerjes.

4- Masa e planifikuar në paketën fiskale për vitin 2022 për të shtuar 10% TVSH-në e imputeve bujqësore të pezullohet.

5-Qeveria të marrë masa për të kontrolluar cilësinë e produkteve bujqësore, të ngrejë laboratore të akredituara të cilat të jenë të aksesueshme nga kushdo.

6- Të rregullohet me ligj marrëdhëniet tregtare në sektorin e bujqësisë midis fermerit dhe tregtarëve të këqinj të cilët nuk paguajnë faturën në kohë.

Të premten, një grup fermerësh të zonës së Beratit, protestuan dhe u përplasen me policinë, në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnjës, për shkak të çmimeve të larta dhe të pesticidieve dhe plehrave.