“Kompanitë globale kanë nevojë për partnerë të besueshëm si Turqia”

"Turqia është një treg i fuqishëm, i madh dhe me një klasë të mesme me fuqi blerëse në rritje, rritje të shpejtë ekonomike dhe PBB që është trefishuar gjatë 20 viteve të fundit", u shpreh ministri turk i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak

Ministri i Thesarit dhe Financave i Turqisë, Berat Albayrak, tha se kompanitë globale kanë nevojë për partnerë objektivë, rezistentë, të besueshëm dhe dinamikë si Turqia në epokën aktuale, raporton Anadolu Agency (AA).

“Turqia është një treg i fuqishëm, i madh dhe me një klasë të mesme me fuqi blerëse në rritje, rritje të shpejtë ekonomike dhe PBB që është trefishuar gjatë 20 viteve të fundit”, theksoi Albayrak në një takim me investitorët e huaj të organizuar nga huadhënësi privat Citibank.

Ai gjithashtu tha se Turqia u ofron investitorëve mundësi unike me një bazë prodhimi, burime njerëzore të arsimuara dhe infrastrukturë të fortë logjistike.

Albayrak shtoi se vendndodhja e Turqisë në kryqëzimin e tre kontinenteve, avantazhi logjistik, ekonomia, popullsia e re dhe fuqia punëtore e arsimuar janë ndër tiparet e saj të fuqishme.