Komuniteti hebre në Turqi thotë se Erdoğan gjithmonë ka qenë “mbështetës” ndaj tyre

"Përkundrazi, ai ka qenë gjithmonë konstruktiv, mbështetës dhe inkurajues ndaj nesh", shtuan ata

Komuniteti hebre i Turqisë thotë se presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka qenë gjithmonë konstruktiv, mbështetës dhe inkurajues ndaj tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ata iu përgjigjën një postimi nga Departmenti i Shtetit i SHBA-së që dënon presidentin Erdoğan për komentet e pretenduara anti-semitike.

“Derisa tragjeditë në rajon janë thellësisht trishtuese dhe rritja globale e anti-semitizmit është e papranueshme, është e padrejtë dhe e dënueshme të përfshihet se presidenti Erdoğan është anti-semitik”, shkroi komuniteti hebre në Twitter.

“Përkundrazi, ai ka qenë gjithmonë konstruktiv, mbështetës dhe inkurajues ndaj nesh”, shtuan ata.

Dje, Department i Shtetit i SHBA-së në një deklaratë “dënoi komentet e fundit anti-semitike të presidentit Erdoğan në lidhje me popullin hebre”.

Të hënën, presidenti Erdoğan kritikoi Izraelin për sulmet ndaj civilëve në Gaza dhe në xhaminë Al-Aksa.

Duke akuzuar Izraelin si një “shtet terrorist”, presidenti turk tha se ajo po bombardon “pa mëshirë” civilët në Gaza.

Erdoğan tha se ata që mbështesin veprimet izraelite në Kuds dhe Gaza do të hyjnë në histori si bashkëpunëtorë në vrasjet e fëmijëve dhe krimet kundër njerëzimit.

Që nga kjo fundjavë, në të gjithë botën janë organizuar protesta për të shprehur solidaritet me palestinezët pasi që nga 10 maji Izraeli filloi sulme të vazhdueshme ajrore në Gaza.

Sipas të dhënave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet ajrore izraelite që filluan nga 10 maji në Rripin e Gazës është rritur në të paktën 221, përfshirë 63 fëmijë dhe 36 gra.

Tensionet e fundit që filluan në Kudsin Lindor gjatë muajit të Ramazanit u përhapën në Gaza si rezultat i sulmeve izraelite ndaj besimtarëve muslimanë në xhaminë Al-Aksa dhe lagjen Sheikh Jarrah.