11.5 C
Tiranë
E diel, 5 Dhjetor, 2021

Ministri i Jashtëm i Libanit jep dorëheqje për shkak se shkaktoi zemërim në vendet e Gjirit

Ministri i Jashtëm libanez Charbel Wehbe kërkoi të lirohet nga detyra e tij mes zemërimit të Gjirit për komentet e tij të fundit të cilat u panë si ofenduese, transmeton Anadolu Agency (AA).

“E kam paraqitur (presidentit Michel Aoun) kërkesën për t’u liruar nga përgjegjësitë e mia si ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e përkohshme”, tha Wehbe në një deklaratë të cilën e citoi agjencia zyrtare libaneze e lajmeve.

Nuk ka ende një konfirmim nëse Aoun ka pranuar dorëheqjen e ministrit.

Wehbe shkaktoi zemërim tek vendet e Gjirit pasi në një intervistë të hënën për kanalin televiziv Alhurra të financuar nga SHBA-ja tha: “Ato vende të dashurisë, miqësisë dhe vëllazërisë, na sollën DEASH-in” dhe pastaj vazhdoi duke përshkruar një mysafir saudit si “njerëz beduinë”.

Wehbe refuzoi të përmendte këto vende gjatë intervistës.

Deklaratat e tij kanë shkaktuar zemërim në Arabinë Saudite, Kuvajt, Bahrein dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat u përgjigjën duke thirrur ambasadorët e Libanit për të protestuar ndaj deklaratës.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme