Koronavirusi do t’i kushtojë Premier League 1.2 mld euro të ardhura

Rënia, si pasojë e pandemisë që ka përfshirë gjithë botën, lidhet mbi të gjitha me tregun e të drejtave televizive, burimi më i madh i të ardhurave komerciale në nivel botëror.

Edhe Premier League, kampionati me më shumë të ardhura në botë, do të duhet të bëjë llogaritë me pasojat e koronavirusit në bilancin e klubeve të saj.

Administratori i deleguar i Premier League,Richard Masters, tha se “rreziku është humbja e 1 miliard sterlinave. Fatkeqësia do të ishte e madhe dhe nuk do të përfshinte vetëm klubet por edhe industritë që sillen rreth industrisë së sportit, të cilat punësojnë qindra mijë persona”.

Vlerësimi i Masters është i drejtë. Shuma e humbjeve të 20 klubeve të kampionatit është rreth 1,23 miliardë euro (1,082 miliardë sterlina) – siç shkruan Daily Mail.

Rënia, si pasojë e pandemisë që ka përfshirë gjithë botën, lidhet mbi të gjitha me tregun e të drejtave televizive, burimi më i madh i të ardhurave komerciale në nivel botëror.

Edhe Javier Tebas, presidenti i kampionatit të dytë më të pasur në botë, Liga Spanjolle (2,2 miliardë euro të ardhura në vit) bëri parashikime të ngjashme. “1 miliard euro humbje nëse nuk e mbyllim sezonin, 350 milionë nëse e mbyllim me dyer të mbyllura, 150 milionë nëse do t’ia dalim që ndeshjet të luhen me tifozë në stadiume”.

Sipas një klasifikimi të faqes Sportintelligence , në krye të klubeve me humbje të hipotetizuara qëndron Manchester United, me 116,4 milionë sterlina të humbura: 48 milionë nga të drejtat televizive, 50,8 milionë nga marketingu, 17,6 milionë nga shitja e biletave.

Në vend të dytë, City që rrezikon të humbë rreth 109,3 milionë. Humbjet e hipotetizuara të Liverpool, në vend të tretë, do të ishin rreth 55,2 milionë sterlina nga të drejtat televizive (102,6 milionë në total).

Renditja vijon me Chelsea (91), Tottenham (83) dhe Arsenal (74,8). Shifrat janë domethënëse edhe në fund të renditjes. Crystal Palace (në vend të 14) druhet se do të humbasë 37,1 milionë sterlina. Dy klubet e fundit Bournemouth (22,1) dhe Norëich (19,5), janë në një situatë të ndërlikuar. Ato iu janë drejtuar me një kërkesë fondit shtetëror për emergjenca.

Greg Clarke, drejtuesi i Federatës Angleze të Futbollit e përshkroi situatën me këto fjalë: “Jemi duke u përballur me një betejë shumë të ashpër: në një anë, pandemia, nëpërmjet sistemit tonë shëndetësor; në tjetrën duhet të shpëtojmë klube të shumta, madje edhe liga, të cilat rrezikojnë të zhduken për shkak të kolapsit financiar.

Dhjetëra qytete identifikohen me skuadrën e tyre simbol dhe tani kanë frikë se do të zhduket. “Shumë komunitete tashmë rrezikojnë se do të humbin befas skuadrën e tyre të zemrës” – theksoi Clarke.