Kosova dhe SHBA firmosin sot marrëveshjen 236 milionë dollarëshe

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, do të marrin pjesë sot në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për Programin Kompakt me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit. Ky projekt me një vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, ka për qëllim forcimin e sektorit të energjisë në Kosovë. Një ditë më parëm Osmani dhe Kurti u…

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, do të marrin pjesë sot në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për Programin Kompakt me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit.

Ky projekt me një vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, ka për qëllim forcimin e sektorit të energjisë në Kosovë.

Një ditë më parëm Osmani dhe Kurti u takuan me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se gjatë takimit Sekretari Blinken theksoi partneritetin e qëndrueshëm mes dy vendeve.

“Diskutuan për rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllim njohjen reciproke, në rrugën drejt integrimeve euroatlantike” shkruan zëdhënësi Price.

Vetë Blinken bëri të ditur se kanë diskutuar edhe për “çështjet kritike të sigurisë rajonale”, por nuk dha më shumë detaje.