Politikani I.M bashkëpunëtor i ish-Sigurimit, Nikolla njeh partitë me dosjen

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla është takuar me krerët e grupeve parlamentare lidhur me informacionin që ka ardhur në Kuvendin e Shqipërisë nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).

Nikolla është takuar në orën 9:00 me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Një ditë më parë Autoriteti i Dosjeve i ka çuar Kuvendit të Shqipërisë materialet për politikanin me inicialet I.M, i cili ka paraqitur certifikatë sigurie të pastër nga komisionet e mëparshme, por që të dhënat tregojnë se ai ka qenë pjesë e sigurimit famëkeq të shtetit.

Në letrën dërguar Kuvendit, autoriteti kërkon gjithashtu që të korrigjohet ligji për të verifikuar edhe këta funksionarë që kanë dalë të pastër në komisionet e mëparshme.