12.5 C
Tiranë
E hënë, 29 Nëntor, 2021

Kosova, marrëveshje për lëvizjen e lirë me pesë shtetet fqinje, përfshirë edhe Serbinë

Qeveria e Kosovë miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe palëve të treta.

Qeveria e Kosovës miratoi njëzëri nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare me Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Malin të Zi dhe Serbinë.

Marrëveshja u mundëson qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Bosnjë – Hercegovinës që për herë të parë të hyjnë në territorin e njëra-tjetrës me letërnjoftim biometrik për një periudhë të caktuar.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në mbledhjen e Qeverisë ka prezantuar draft-marrëveshjen, të cilën e konsideroi tejet të rëndësishme.

“Më lejoni t’ju prezantoj nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare për lirinë e lëvizjes dhe qëndrimit të shtetasve të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë. Kjo draft-marrëveshje është në frymën e interesave të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit rajonal si rezultat i zotimeve të gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Sofjes të mbajtur në nëntor 2020 ku u nënshkruan dy deklarata, ajo për tregun e përbashkët rajonal dhe deklarata për agjendën e gjelbër. Ky samit është vazhdimësi i procesit të Berlinit”.

Ai u shpreh se qëllimi i marrëveshjes është përcaktimi i kushteve për hyrje, kalim tranzit dhe qëndrim afatshkurtër me letërnjoftim biometrik.

“Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i kushteve për hyrje, kalim transit dhe qëndrim afatshkurtër me letërnjoftim biometrik të qytetarëve të palëve të përfshira në marrëveshje. Si rezultat, qytetarët e palëve të përfshira në marrëveshje do të kenë të drejtë që lirshëm të kalojnë dhe të qëndrojnë në territorin e palëve për periudhën kohore të përcaktuar në këtë marrëveshje. Si e tillë, marrëveshja parasheh që palët do të thjeshtësojnë procedurat administrative për hyrjen, transit dhe qëndrimin e shkurtër të qytetarëve me letërnjoftim biometrik”.

Marrëveshja do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Bosnjë – Hercegovinës që për herë të parë të kenë mundësinë të lëvizin në territorin e njëra-tjetrës vetëm me letërnjoftim biometrik. /monitor

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme