Kosova nënshkruan marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar

Ministri, Arban Abrashi e zëvendës-ambasadori, Jacob Webber, nënshkruan marrëveshjen.

Është nënshkruar një marrëveshje për transportin tokësor ndërkombëtar në mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ministri, Arban Abrashi e zëvendës-ambasadori, Jacob Webber, nënshkruan marrëveshjen.

“Sipas kësaj marrëveshjeje, transportuesit janë të autorizuar të kryejnë transportin me automjete të udhëtarëve midis territoreve të palëve kontraktuese ose në transit përmes territorit të njërës prej palëve kontraktuese në përputhje me kushtet e përshkruara në dokumentin e nënshkruar”, thuhet në njoftim.

“Më tutje, një transportues i autorizuar në territorin e një pale kontraktuese lejohet, pa u kërkuar që të marrë një autorizim për këtë qëllim sipas ligjeve dhe rregulloreve kombëtare të palës tjetër kontraktuese, të importojë përkohësisht një automjet të mallrave të zbrazët ose të ngarkuar në territor të palës tjetër kontraktuese për transportin e mallrave, duke përfshirë ngarkesat e kthimit”.

“Marrëveshja parasheh themelimin e një Komiteti të Përbashkët të palëve kompetente, për të shqyrtuar funksionimin e marrëveshjes, përcaktimin e procedurave që rregullojnë aktivitetet e tjera të transportit”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com