Kosova vendos sot: A do të ketë mbyllje tjetër për shkak të COVID

I pyetur se a mund të ketë mbyllje të plotë, Ministri i Shëndetësisë në Kosovë u shpreh se do të veprohet ashtu si thonë profesionistët, duke mos e përjashtuar kështu një gjë të tillë.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka njoftuar se sot do të zhvillojë një takim me Institutin kombëtar të Shëndetit Publik dhe do të diskutojnë lidhur me masat e reja për të frenuar përhapjen e COVID.

Një ditë më parë, Zemaj u shpreh se do diskutojë me ekspertët nëse është e nevojshme që të merren masa shtesë apo jo.

Të hënën pasdite do të ulemi të bisedojmë me IKSHP dhe Bordin dhe nëse është e nevojshme që të ndërmarrim edhe ndonjë masë që e ul infeksionin dhe zbrit rastet spitalore që janë shqetësimi më i madh”, tha ministri një ditë më parë.

I pyetur se a mund të ketë mbyllje të plotë, ai u shpreh se do të veprohet ashtu si thonë profesionistët, duke mos e përjashtuar kështu një gjë të tillë.

Të gjitha rekomandimet që vijnë nga profesionistët, edhe për mbyllje, do ta shohim edhe ditën për kufizimet që duhet të ndërmarrim. Mbyllja është opsioni i fundit”, përfundoi ministri.