Kosovë, 14 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.978, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 14 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.905.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.696 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë bërë 1.286.606 teste.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 17 të shëruar në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.483, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 444.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.587.467 doza të vaksinës. Deri më sot, 744.671 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.