Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 25 të dyshuar

Policia turke ka kapur 25 të dyshuar në një operacion kundër trafikantëve të drogës në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e Departamentit Antinarkotik pranë policisë së Stambollit kryen një operacion në 25 adresa të paracaktuara në rrethet Bayrampaşa, Güngören dhe Eyüp si pjesë e një hetimi të nisur kundër trafikantëve të drogës.

Në operacion, në të cilin mori pjesë edhe policia e operacioneve speciale, u arrestuan 25 të dyshuar. Gjatë kontrollit në adresa u gjetën sasi të ndryshme të lëndëve narkotike.