Kosovë, 15 të vdekur dhe 226 raste të reja me COVID-19

Të dhënat nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) tregojnë se numri i të vdekurve nga koronavirusi është rritur në 227, me 15 vdekjet e shënuara në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 226 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e rritur në 8.330 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara deri tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) tregojnë se numri i të vdekurve nga koronavirusi është rritur në 227, me 15 vdekjet e shënuara në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 115 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur gjithsej në 4.578.

Ndërkohë në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3.525.

Gjatë ditës së fundit janë kryer 459 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë vendi ka kryer gjithsej 36.509 teste.