Kosovë, 160 raste të reja dhe 5 viktima nga COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit pesë persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të arrijë në 2.917, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 173 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 159.488.

Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore kanë kryer 4.904 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani gjithsej kanë kryer 1.169.540 teste.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat njoftojnë për 1.039 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 149.820, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 6.751.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 16.339 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.210.128 doza të vaksinës.

Deri më sot 464.555 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat e nevojshme kundër virusit.