Mbledhja e dytë e qeverisë, Ahmetaj tregon vendimet e marra: 3 miliardë lekë Fondit Shqiptar te Zhvillimit për Rindërtimin, marrëveshje me qeverinë gjermane për…

Këshilli i Ministrave është mbledhur sot për herë të dytë pas krijimit, teksa zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka informuar pas mbledhjes për vendimet e marra.

Tre miliardë lekë i kanë kaluar FSHZH për të vijuar punimet në terren për Rindërtimin. Po ashtu i është hapur rruga rindërtimit të një poliqendre të re në Tiranë me shpronësim me këmbim.

Gjithashtu u nënshkruan tre marrëveshje me qeverinë gjermane për të 20 milion euro hua dhe 8.5 milion euro grante për efiçencën e energjisë së godinave të universiteteve publike.

”Kjo është mbledhja e dytë e qeverisë, do të desha të ndaja me ju dhe kolegët e tjerë vendimet e kësaj mbledhje qeverie.

Dsuke filluar me vendimet për programin e rindërtimit. Siç e dini, rindërtimi vijon me intesnitet. I kaluam FSHZH dhe 3 miliardë lekë, në ekuivalencë, 30 milion dollar për të vijuar punët  në terren me shpejtësi për të plotësuar angazhimin për të mbaruar punët në shtatorin e 22.

Dua të ndaj me qytetarët një vendim tjetër për Rindërtimin e një qendre si 5 maji, në lagjen 4 dhe lagjen 8 të kryeqytetin, një poliqendër e re, ku i hapet rruga dhe aty punimeve me shpejtësi, shpronësim me këmbim. Do vijohet puna me 2-3 turne.

Në të njëjtën kohë dua të ndaj me qytetarët dhe studentët e prindërit që kaluam 3 marrëveshje me qeverinë gjermane nëpërmjet kfW, brenda paktit të universitetit një shumë 20 milion euro hua, 8.5 milion euro grant që do të shkojnë në rikontruksion e efiçiencës së energjisë të godinave të universiteteve publike.

Kemi filluar punën sa i përket paktit të universitetit, vijon me intensitet të plotësojë angazhimet e kryeministrin dhe qeveria. Këto ishin vendimet e rëndësishme.”- tha Ahmetaj.