12.5 C
Tiranë
E diel, 5 Dhjetor, 2021

Kosovë, 26 viktima dhe 1.383 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 26 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.503, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 1.383 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 144.986.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 11.472 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 980.609 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 996 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 115.657 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 26.886.

Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 17.684 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 825.745 doza të vaksinës. Deri më sot 276.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme