9.5 C
Tiranë
E hënë, 29 Nëntor, 2021

Turqi, tërmet me magnitudë 5 ballë godet pjesën perëndimore të vendit

Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi brigjet perëndimore të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë bëri të ditur se tërmeti goditi qarkun Altıntaş të provincës Kütahya në orën 14:04 sipas kohës lokale.

Nga AFAD theksuan se tërmeti ndodhi në një thellësi prej 12,07 kilometrash nën sipërfaqe.

Guvernatori krahinor Ali Çelik për AA tha se nuk ka raportime për dëme apo viktima.

“Unë fola me autoritetet lokale, por asnjë dëm nuk është raportuar ende”, tha Çelik.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme