Kosovë, deri në ora 11:00 në komunat veriore kanë votuar 9.361 qytetarë

Komisioni Qendror Zgjedhor tha se procesi i votimit "në 44 qendrat e votimit në katër komunat ku po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar janë duke vijuar pa asnjë problem"

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur konferencën e dytë për media mbi procesin zgjedhor në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të KQZ-së, në këto zgjedhje deri në orën 11:00, ka pasur më shumë votues se në zgjedhjet e kaluara lokale deri në këtë orë.

“Të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 9.361 qytetarë me të drejtë vote nga 57.983 sa është numri i përgjithshëm i tyre në katër komuna. Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017 deri në të njëjtën kohë kishin votuar 8.483 votues apo 14.88 për qind”, tha kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Daka sipas numrit të votuesve në bazë të komunave, tha se në Leposaviq ka pasur dalje me përqindjen më të madhe deri në orën 11:00.

“Sipas komunave ju njoftoj se deri në orën 11, në Leposaviq kanë votuar 3.262 qytetarë apo 17.96 për qind. Në Zubin Potok kanë votuar 1.174 qytetarë apo 13.76 për qind. Në Zveçan kanë votuar 1.488 votues apo 16.12 për qind. Dhe, në Mitrovicën e Veriut 3.437 votues apo 15.58 për qind”, tregoi kryetarja e KQZ-së.