Kosovë, kryetari i Komunës së Prizrenit pret në takim ambasadorin turk

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur për herë të parë pas emërtimit të tij si kryetar i kësaj komune në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Komuna e Prizrenit, Totaj dhe Sakar kanë biseduar për bashkëpunimet në vazhdim dhe për investimet e planifikuara të investitorëve turq në Kosovë, gjegjësisht në Komunën e Prizrenit.

“Kryetari Totaj në këtë takim ka siguruar ambasadorin se do të ketë mbështetje institucionale dhe përkrahjen e tij për ti bërë të realizueshme investimet që janë në interes të dy popujve dhe thellimit të bashkëpunimit të Komunës së Prizrenit me Ambasadën e Turqisë”, thuhet në njoftim.

Totaj po ashtu është shprehur se “Turqia është shtet mik i Kosovës, aleat i yni dhe mbështetëse e rrugëtimit të vendit tonë për shtet-ndërtim”.

Totaj është zotuar se Komuna e Prizrenit do ta ketë bashkëpunimin me shtetin e Turqisë, si pjesë e agjendës në qeverisjen e tij lokale.

Totaj, i cili vjen nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), fitoi zgjedhjet lokale të cilat u zhvilluan në tetor dhe nëntor të vitit 2021 dhe mori zyrtarisht detyrën e kryetarit të komunës më 6 dhjetor.