Kosovë, një viktimë dhe 1.084 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se një person i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave ka shkuar në 3.147, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 1.084 persona janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 235.964.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.811 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.868.891 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 406 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 227.915, ndërsa numri i rasteve aktive është 4.902.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 293 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.832.519 doza të vaksinës. Deri më sot 823.974 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.