5.5 C
Tiranë
E diel, 5 Dhjetor, 2021

Kosovë, propozohet përfshirja e FETO-s dhe PKK/PYD-së në listën e organizatave terroriste

Qeveria e Kosovës ka miratuar draftin e platformës vjetore për inteligjencë dhe siguri për vitin 2021, në të cilin ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, ka kërkuar të përfshihen si organizata terroriste edhe PKK-ja, PYD-ja dhe FETO-ja, si dhe të rritet bashkëpunimi me Turqinë për të luftuar me këto organizata terroriste, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kjo draft-platformë e vjetore, e bazuar në Ligjin për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), u shpalos nga zv/kryeministri në detyrë i Kosovës, Driton Selmanaj.

Në seancën e shpalosjes së draft/platformës, ministri Kervan theksoi se tek platforma vjetore e politikës për inteligjencë dhe siguri ku përmenden “organizatat terroriste DAESH me degët e saj dhe të tjera, nuk përmenden organizatat terroriste të cilat janë edhe botërisht të njohura si PKK, PYD dhe FETO”, organizata terroriste të cilat sipas tij mund të dëmtojnë seriozisht Kosovën.

“Këta mund të dëmtojnë rëndë edhe vendin tonë, Kosovën, duhet ta kemi parasysh, sidomos PKK-ja dhe PYD-ja është e njohur edhe në listat e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së. Dhe, patjetër që na nevojitet rritja e bashkëpunimit me Turqinë kundër këtyre organizatave, që do të jetë në dobi të Kosovës. Prandaj, unë mendoj se këtu patjetër duhet të ekzistojë edhe PKK-ja, PYD-ja dhe organizatat terroriste FETO, të cilat veçse bëjnë krime në tërë botën, por edhe që në të vërtetë mendoj se e dëmtojnë edhe Kosovën”, tha Kervan.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, kërkoi nga sekretariati që kërkesa e ministrit Kervan t’i bartet AKI-t për shqyrtim.

“Politika jonë e inteligjencës dhe sigurisë koordinohet me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe është në linjë me politikën e tyre. Me këtë koment të cilin kërkoj nga sekretariati që t’i bartet AKI-t, nxjerr në votim këtë strategji”, tha Hoti, pas çka kërkesa e hedhur në votim e ministrit Kervan u mbështet nga anëtarët e kabinetit pa vota kundër dhe abstenime.

Pas miratimit nga ana e qeverisë, platforma do të dërgohet për informim Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-t dhe për veprim drejtorit të kësaj agjencie.

Në bazë të një dekreti të miratuar në vitin 2019 nga ish-presidenti Hashim Thaçi, Kosova zbaton listën e Bashkimit Evropian (BE) të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme