Vuçiç: Serbia mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Vuçiç në takimin me ministrin Osmani theksoi projekte konkrete që do të kontribuonin për lidhje dhe bashkëpunim më të mirë ekonomik midis dy vendeve, siç janë modernizimi i hekurudhës për në Shkup dhe forcimi i infrastrukturës në pikat kufitare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pritur ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, me të cilin bisedoi për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve, përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik dhe mbështetjen reciproke në rrugën evropiane, njoftohet nga Kabineti i Vuçiçit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vuçiç theksoi projekte konkrete që do të kontribuonin për lidhje dhe bashkëpunim më të mirë ekonomik midis dy vendeve, siç janë modernizimi i hekurudhës për në Shkup dhe forcimi i infrastrukturës në pikat kufitare.

Siç theksohet, Vuçiç tha se marrëdhëniet e mira mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të një rëndësie të madhe për tërë rajonin. Ai theksoi “mini Shengenin” sipas tij si shembull të bashkëpunimit të suksesshëm, mirëqenien e qytetarëve dhe në të mirë të zhvillimit ekonomik të vendeve të përfshira në mënyrë aktive në këtë iniciativë.

Ai veçoi rëndësinë e memorandumit të nënshkruar nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, i cili mundëson ndihmë të ndërsjellë dhe bashkëpunim të sistemeve të tyre shëndetësore për trajtimin e pacientëve me COVID-19.Vuçiç: Serbia mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Ministri Osmani falënderoi presidentin e Serbisë për donacionin e vaksinave, që Vuçiç të dielën i dorëzoi kryeministrit Zoran Zaev, e që mundësuan fillimin e vaksinimit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, dhe siç tha, zgjuan shpresën e re, theksohet në njoftim.

Vuçiç tha se Serbia mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Është biseduar edhe për avancimin e pozitës së serbëve në Maqedoninë e Veriut dhe maqedonasve në Serbi.

Osmani sot po ashtu do të takohet me homologun e tij serb Nikolla Selakoviç.