Kosovë, regjistrohen 239 raste të reja me COVID-19

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë aktualisht është 3.331, ndërsa numri i të vdekurve si pasojë e virusit është rritur në 192, duke iu shtuar 7 viktima të reja që nga dita e djeshme

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 239 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-1), duke e çuar në 7.652 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) tregojnë se numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë aktualisht është 3.331, ndërsa numri i të vdekurve si pasojë e virusit është rritur në 192, duke iu shtuar 7 viktima të reja që nga dita e djeshme.

Gjatë ditës së fundit janë kryer 401 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë vendi ka kryer gjithsej 35.121 teste.

Numri i pacientëve të shëruar, paraprakisht të prekur nga koronavirusi, ka shkuar në 4.129, përfshirë 102 pacientë të shëruar dhe lëshuar në shtëpi gjatë ditës së fundit.