Personat që kanë kaluar ftohje mund të jenë imunë ndaj Covid-19

Qelizat T kanë aftësi memorizuese”/ Befason studimi i fundit...

Një studim i fundit i publikuar në ‘Nature’ thotë se një shumica e njërëzve janë imunë ndaj koronavirusit pasi kanë kaluar një ftohje të zakonshme.

Studiuesit nga Shkolla Mjekësore Duke-NUS nga Universiteti Kombëtar i Singaporit thonë se nga të dhënat e deritanishme imuniteti ndaj Covid-19 nuk mund të zgjasë më shumë se 12 muaj.

Antitrupat ndodh që të zhduken pas tre muajsh, por jo imuniteti. Studimet e fundit thonë se njerëzit mund të jenë imunë ndaj koronavirusit pikërisht prej qelizave T të krijuara për të ftohtin. Sipas tyre, Qelizat T (lloj i limfociteve që koordinojnë sistemin imunitar dhe janë në gjendje të zbulojnë qelizat e infektuara dhe t’i shkatërrojnë ato) kanë aftësi memorizuese. Po ashtu qelizat T të krijuara nga kontakti i organizmit me koronaviruse të mëparshme, mund të jenë të mjaftueshme për një përgjigje imune kundër Covid-19, raporton Dosja.al

Ekipi testoi njerëz të shëruar nga Covid-19 për qelizat T dhe zbuloi se pacientët e shëruar nga virusi SARS 17 vite më parë, kishin ende qelizat T specifike për SARS, të cilat mund të sigurojnë imunitet kundër koronavirusit, SARS-CoV-2.

Studimi i Duka-NUS është hulumtimi i tretë që pretendon se koronaviruset përgjegjës për ftohjen e zakonshme mund të shkaktojnë një lloj imuniteti ndaj SARS-CoV-2.