Krerët turq dënojmë fuqishëm përpjekjen për grusht shteti në Armeni

Krerët turq dënojmë fuqishëm përpjekjen për grusht shteti në Armeni...

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi se Turqia dënon fuqishëm përpjekjen për grusht shteti në Armeni.

Çavuşoğlu, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Hungari, zhvilloi një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë së Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto.

Në pyetjen lidhur me zhvillimet në Armeni pas ushtria armene bëri thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, Nikol Pashinyan, ministri Çavuşoğlu u përgjigj: “Ne jemi kundër grusht shtetit dhe përpjekjeve për grusht shteti kudo qoftë në botë. Dhe për këtë arsye ne dënojmë fuqishëm këtë përpjekje për grusht shteti në Armeni”.

Ministri Çavuşoğlu tha se në demokraci është e natyrshme që qytetarët të bëjnë kritika lidhur me qeverinë, madje edhe të bëjnë thirrje për dorëheqje. “Por, është e papranueshme që ushtarakët të bëjnë thirrje për dorëheqje dhe jo më të kryejnë grusht shteti ndaj një qeverie të ardhur në krye të detyrës me zgjedhje. Për këtë arsye ne e dënojmë edhe njëherë fuqishëm këtë thirrje në Armeni”, tha ai.

Çavuşoğlu theksoi se ekziston një dritare e rëndësishme e mundësive për stabilitetin e rajonit dhe se kjo duhet të vlerësohet mirë. “Përpjekje të tilla për grusht shteti janë hapa për prishjen e stabilitetit të vendeve. Për këtë arsye ne jemi kundër. Nuk kemi pasur ndonjë kontakt, edhe ne po e ndjekim nga mediat. Po përpiqemi të marrim informacione më të detajuara, por ky qëndrim i Turqisë është qëndrim parimor. Ne jemi kundër grushtit të shtetit kudo që ai ndodh”, tha ai.

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, dënoi përpjekjen për grusht shteti në Armeni.

“Dënojmë tentativën për grusht shteti në Armeni”, shkroi Kalın në Twitter pasi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm armen, Onik Gasparyan, dhe komandantët e lartë publikuan një deklaratë duke i bërë thirrje kryeministrit Nikol Pashinyan të japë dorëheqjen.

“Grushtet e shtetit kanë penguar gjithmonë proceset demokratike dhe kanë shkaktuar kaos. Shpresojmë që procesi në Armeni të kthehet në normalitet menjëherë”, shtoi Kalın.

Erdoğan lidhur me tentativën për puç në Armeni: Jemi kundër të gjitha llojeve të grushteve të shtetit. Është veçanërisht e pamundur t’i pranojmë ato.

Erdoğan: Është e pranueshme që ushtria të ndërhyjë duke thirrur për grusht shteti.

Erdoğan: Nëse do të bëhet një ndryshim i pushtetit, këtë e bën populli i Armenisë. Këtë duhet ta lëmë në dispozicionin e popullit armen.