Kreu i Diyanetit të Turqisë pret në takim kreun e BFI-së

Në njoftimin e Diyanetit të Turqisë thuhet se Erbaş ka uruar Fetahun i cili u zgjodh në detyrën e kreut të BFI-së në nëntor të vitit 2020...

Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Ali Erbaş ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut, Shaqir Fetahu, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Diyanetit të Turqisë thuhet se Erbaş ka uruar Fetahun i cili u zgjodh në detyrën e kreut të BFI-së në nëntor të vitit 2020.

Ai tha se kanë lidhje të fuqishme me Maqedoninë e Veriut dhe se në kuadër të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit miqësor me BFI-në deri më sot janë zhvilluar shumë shërbime dhe projekte.

Ndërkohë, Fetahu, duke e falënderuar Erbaş-in në lidhje me mikpritjen tha se e konsideron veten si vëlla të Turqisë dhe se i marrin shembull punimet e Diyanetit të Turqisë.