Kryeministri Rama: Nuk do të falen pagesat e dritave, vetëm kamatvonesat

Taksat dhe sigurimet do të paguhen, sepse përndryshe nuk shkojmë dot përpara në këtë luftë dhe përfundojmë në një gropë ku as korona nuk na gjen dot.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një videokonferencën me 6 ministrat e qeverisë. Rama bëri të ditur se taksat dhe sigurimet do të paguhen, pasi në të kundër vendi rrezikon të futet në një kolaps ekonomik.

Edi Rama: Një shqetësim janë kopshtet private, ministër hyjnë në paketë ?

Arben Ahmetaj: Automatikisht hyjnë, përfitojnë automatikisht nga paketa, vendimin e së cilës po e mbyllim sot në darkë dhe në fillim të prillit të bëhen të gjitha pagesat.

Edi Rama: Sa i përket pensioneve, ne duhet të bëjmë indeksimin. Janë 20 mln euro dhe duhet ti shkojnë pensionisteve

Anila Denaj: Ne kemi filluar punën, fondi është 2.5 mld lekë dhe besoj se në muajin prill do jetë gati. Në e përfundojmë javën e parë të muajit prill.

Edi Rama: Tjetra është lidhur me afatet e bilanceve

Anila Denaj: Dorëzimi i bilanceve nga fundi i këtij muaji shkon në muajin korrik të 2020.

Arben Ahmetaj: Ndërsa deklarimi i tatim fitimit nuk shtyhet, s’ka lidhje me këtë.

Edi Rama: Taksat dhe sigurimet do të paguhen, sepse përndryshe nuk shkojmë dot përpara në këtë luftë dhe përfundojmë në një gropë ku as korona nuk na gjen dot. Pagesat e dritave do të bëhet një për një. Kush nuk paguan dritat nuk do ketë drita. Mos pagesa e dritave krijon një efekt zinxhir në financa dhe pastaj mund të përfundojmë në kolaps, kështu që pagesa e dritave nuk negociohet. Kemi falur kamatëvonesat, tani të gjithë janë në raport me aktualitetin. Çfarë shpenzojnë, atë do të paguajnë. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk mundet të hyjmë në një situatë krizë energjetike. /Express