Vazhdon bilanci tragjik në Itali, 683 të vdekur në 24 orët e fundit

Rajoni i Lombardisë ka regjistruar deri më sot 4474 viktima e 32 346 të infektuar.

Në 24 orët e fundit, në Itali kanë humbur jetën 683 persona. Dita e sotme e ka çuar numrin e viktimave në 7503 dhe atyre të infektuar në 74 386.

Ndërkohë, të shëruarit në 24 orët e fundit janë 1036.

3468 pacientë po kurohen në terapi intensive, 23 112 në struktura spitalore e 30 920 në kushte shtëpie.

Rajoni i Lombardisë ka regjistruar deri më sot 4474 viktima e 32 346 të infektuar.