Kryeparlamentari i Turqisë viziton Shkollën Maarif në Tetovë

Turqia do të vazhdojë të jetë mbështetëse e Shkollave Maarif, tha kryetari i parlamentit turk, Mustafa Şentop

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, vizitoi Shkollad Ndërkombëtare Maarif në Tetovë të Fondacionit Maarif të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Şentop dhe delegacioni i tij shoqërues, të cilët realizuan një vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke në këtë vend, pas shëtitjes në kabinetet e shkollës në Tetovë dhe informimit nga zyrtarët në lidhje me aktivitetet, morën pjesë në programin e organizuar me këtë rast.

Në program të pranishëm ishin edhe kryetari i Fondacionit Maarif të Turqisë, Birol Akgün, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Salih Murat, Ambasadori i Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, kryekëshilltari i Presidentit të Turqisë, Sabri Demiri, politikanë, akademikë, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend dhe nxënës.

Në fjalën e tij me këtë rast, Şentop përcolli përshendetjet e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

“Dua të shprehem se zemra e Turqisë me 83 milionë banorë rrah së bashku me ju”, tha Şentop.

Duke iu drejtuar nxënësve, ai deklaroi: “Si pjesë e pozitës së të qenit nxënësit, vazhdoni të kërkonimë të mirën nga mësuesit tuaj, vazhdoni ta pasuroni botën tuaj të njohurive dhe atë shpirtërore”.

Airikujtoi se këtë vit nga Shkolla Maarif në Tetovë kana dalë maturantët e parë.

“Ju dhe e gjithë Turqia janë krenar me shkollën tuaj që aktualisht ka 545 nxënës dhe ofron shërbime të arsimit modern. Në garat shkencore në nivel shtetëror këtë vit keni fituar katë çmime. Uroj nga Zoti vazhdimin e sukseseve tuaja”, tha kryeparlamentari turk, duke shtuar se Turqa do të vazhdojë të jetë mbështetëse e Shkollave Maarif.

Ai theksoi se që nga themelimi në vitin 2016, Fondacioni Maarif ka arritur të ketë 322 institucione arsimore në 43 vende të ndryshme jashtë Turqisë.

Şentop deklaroi se kjo shkollë në Tetovë ofron arsim në katër gjuhë, turke, shqipe, maqedonase dhe angleze, dhe se Fondacioni Maarif ka një kopsht fëmijësh në kryeqytetin Shkup, ndërsa në rast të sigurimit të autorizimeve të nevojshme, ata kanë siguruar ndërtesë për vitin shkollor 2021-2022 për një shkollë fillore dhe një shkollë të mesme.Kryeparlamentari i Turqisë viziton Shkollën Maarif në Tetovë

Nga ana tjetër, kreu i Fondacionit Maarif të Turqisë, Akgün, deklaroi se programi i Shkollave Maarif bazohet mbi pesë parime, marrja e një arsimimi të mirë në shkencë dhe matematikë, përfitimi i një perspektive sociale për zhvillimin e një logjike të shkencave shoqërore në kuptimin kritik dhe analitik, infrastruktura teknologjike, mësimi i gjuhëve, si dhe përpjekja që secili ta mësojë kulturën e popullit të tij dhe traditat kombëtare.

Nga ana tjetër, gjatë vizitës në Tetovë, Şentop vizitoi edhe Xhaminë e Larme dhe Teqenë Harabati Baba.

Në Xhaminë e Larme, i pranishëm ishte edhe Myftiu i Tetovës, Qani Nesimi.

Pasi bisedoi me qytetarët në dalje të xhamisë, Şentop vizitoi teqenë, ku u shoqërua nga lideri botëror i Bektashinjve me bazë në Shqipëri, Edmond Brahimaj.