Kuba emëron kryeministrin e ri pas më shumë se 40 vitesh

Manuel Marrero Cruz u emërua si kryeministër pas ndryshimit të ri kushtetues të aprovuar në prill

Kuba emëroi kryeministër të ri të shtunën pas më shumë se katër dekadave që pas shfuqizimit të postit në kohën kur Fidel Castro u bë president, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Turizmit Manuel Marrero Cruz, 56 vjeç, u emërua në këtë post nga Asambleja Kombëtare e Pushtetit Popullor, parlamenti legjislativ i Kubës, raportoi “Press Latina”.

Marrero, i cili u propozua për këtë post nga presidenti i Kubës Miguel Diaz-Canel, do të shërbejë për një mandat pesëvjeçar, në përputhje me ndryshimin e ri kushtetues të miratuar në prill.

Diaz-Canel tha më herët se kishte nominuar Marrero-n për kryeministër për shkak të “sinqeritetit” dhe punës së tij efektive të gjatë 16 viteve të tij si ministër i turizmit.

Pas ndryshimit të ri kushtetues, Diaz-Canel u zgjodh presidenti i vendit në tetor.

Në vitin 1976, në kohen e Kastros, u bë një ndryshim kushtetues ku posti i presidentit u ndryshua në Presidentin e Këshillit të Ministrave.

Ndryshimi i ri kushtetues i hapi rrugën vendit për të zgjedhur presidentin e parë pas 43 vitesh.