10.3 C
Tiranë
E hënë, 29 Nëntor, 2021

Kufiri Shqipëri – Kosovë, sistem kamerash në kufi, kontrolli i mjeteve pa ndalim

Ministri shtoi se në fundjavë, me rastin e 28 Nëntorit nuk do të ketë kontrolle në të dyja anët e kufirit.

Së shpejti në kufirin Kosovë – Shqipëri do të vendoset një sistem kamerash, me synim lehtësimin e qarkullimit, ku makinat nuk kanë nevojë të ndalojnë për kontroll, por çdo gjë do të behet automatike, bëri me dije ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në mbledhjen e dy qeverive.

Ministri shtoi se në fundjavë, me rastin e 28 Nëntorit nuk do të ketë kontrolle në të dyja anët e kufirit.

“Nuk është pjesë e marrëveshjes, por me kërkesa të dy kryeministrave, kemi marrë masat dhe nuk do të presim sezonin e verës për të lehtësuar qarkullimin.

Kemi rëne dakord me ministrin e Brendshëm të Kosovës që do të vendosim një sistem kamerash në kufi dhe qarkullimi do të bëhet pa ndalim. Çdo gjë do të jetë automatike pa pasur nevojë të ndalojë fare në kufi. Kemi bërë edhe planin e punës dhe do të jetë shumë më shpejt se fillimi i sezonit.

Duke pasur parasysh flukset te shtuara në sezonet e festave, kemi dhënë porosi që në dy anët e  kufirit të mos ketë kontrolle në periudhën e fundjavës së gjatë që krijon festa kombëtare 28 Nëntorit. Jemi në rrugë të mbarë për të krijuar një lehtësi qarkullimi,” u shpreh Çuçi.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme