Drogë dhe dhunë në familje, tre persona arrestohen në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar tre persona për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit janë arrestuar: K.K., 21 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një mjet prerës (thikë).

G.K., 18 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

A.K., 56 vjeç, banues në fshatin Dobraç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.