Kukësi transferon ish-portierin e Juventusit

Kukësi vazhdon të jetë tepër aktiv në merkato...

Kukësi vazhdon të jetë tepër aktiv në merkato, me synimin për të kompletuar organikën në të gjithë repartet. Ditën e sotme klubi verilindor ka zyrtarizuar marrëveshjen me portierin 24-vjeçar, Entonjo Elezaj, i cili është formuar në futbollin italian, madje edhe në akademinë e Juventusit, ndërsa në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Sliema Wanderers në Maltë. Gjithashtu Elezaj ka qenë pjesë e moshave të Shqipërisë U-17, U-19 dhe U-21.

Njoftimi i Kukësit

Entonjo Elezaj është zyrtarisht futbollist i Kukësit. Portieri 24-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën tonë kontratën për sezonin e ardhshëm. “Gardiani” ka luajtur për shumë vite në kampionatin italian, por edhe në Maltë. Në të shkuarën, ai ka luajtur me ekipin e Juventusit U-23, teksa është edhe prodhim i kësaj akademie.

Elezaj ka firmosur sot kontratën 1-vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë. Elezaj do të bashkohet sot me skuadrën dhe do të zhvillojë stërvitjen e parë.

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese portierit Elezaj! Mirë se vjen Entonjo!

 Skeda e Lojtarit:

Emri: Entonjo Elezaj

Mosha: 24 vjeç

Kombësia: Shqiptar

Gjatësia: 1.95 m

Pozicioni: Portier

Klubet e mëparshme: Juventus U-23, Lanciano, Pro Vercelli, Sliema Ëanderes, Perugia, Racing Fondi, Catanzaro.