Sarandë/ Ish-bashkëshorti i merr vajzën e mitur, vetëhelmohet 37-vjeçarja

Burime policore bëjnë të ditur se shkak për këtë është bërë largimi drejt Italisë i vajzës së saj 12-vjeçare.

Vetëhelmohet një 37-vjeçare me profesion ekonomiste në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 ndërsa 37-vjeçarja është nisur me helikopter në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë por nuk ka mundur të mbijetojë.

Burime policore bëjnë të ditur se shkak për këtë është bërë largimi drejt Italisë i vajzës së saj 12-vjeçare. Kjo e fundit është marrë nga ish-bashkëshorti në Itali, pasi me vendim Gjykate pas divorcit i është caktuar atij kujdestaria. 37-vjecarja E.D., ishte punonjëse e një banke të nivelit të dytë në Sarandë.