Kush bën shtesa pa leje, do i konfiskohen nga shteti

Zv.kryeministrja Belinda Balluku njëherësh ministrja e Infrastrukturës njoftoi sot pas mbledhjes së qeverisë, se kush bën shtesa pa leje, do i konfiskohen nga shteti.

Balluku sqaroi se shtesat pa leje, pas konfiskimit nga shteti do u jepen qytetarëve që preken nga projektet publike, ose atyre që shpronësohen.

“Për rregulla dhe procedura për konfiskim për interes publik për objekte të ndërtuara pa leje.  Ky akt ka të bëjë me të gjitha ndërtesat pa leje në vend ose siç ka një trend kohët e fundit për ndërtimin e shtesave mbi lejet që janë dhënë. Kjo kohë ka mbaruar. Ka një lloj sjellje që ndërtesa ka 7 kate, bëjmë 3 kate sipër dhe i legalizojmë më vonë. Kjo nuk do të ndodhë më, të gjitha ndërtesat që kanë këtë lloj specifike do të konfiskohen për përdorim publik. Do të jepen si kompesim qytetarëve që preken nga projektet publike, ose të përdoren si fonde për qytetarët që shpronësohen”, u shpreh Balluku pas mbledhjes së sotme të qeverisë.