Kush është Muhamet Rrumbullaku që pritet të drejtojë Policinë

Muhamet Rrumbullaku është ndër emrat më të lakuar për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Gledis Nanos pak ditë më parë.

Ai është diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, në Fakuletin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010.

Rrumullaku ka ndjekur disa trajnime, çertifikuar në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Hungari. Gjithashtu, ka mbajtur një sërë postesh në qarqet Tiranë, Durrës dhe Dibër.

Nga viti 2019 deri më 2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Prej 24 marsit të këtij viti, ai mbante postin e Drejtorit të Mbikëqyrjes Policore, të cilin e dorëzoi disa ditë më parë dhe aktualisht mbahet nga Ardi Veliu.

Aktualisht Rrumbullaku është jashtë organizatës të Policisë, por mban gradën drejtuesi i parë.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, pritet që të Rrumbullaku të zgjidhet numri një i bluve, ku mendohet të ketë një reagim shumë të fortë nga baza e Partisë Socialiste.

Kjo për arsyen se disa eksponentë të kësaj force politike kanë deklaruar nuk ka moral dhe logjikë propozimi për Rrumbullakun.