10.3 C
Tiranë
E hënë, 29 Nëntor, 2021

Legjislatura e re parlamentare, Kadilli thirrje PD: Keni në dorë një vendim historik, e ardhmja e partisë nuk duhet të jetë “non grata”

Ish-anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli kërkon që të mbahet një qëndrim i qartë lidhur me ish-kryetarin Sali Berisha.

Kadilli thekon se nuk duhet zvarritur çështja Berisha për në minutën e fundit apo për vendime surprizë.

Sipas tij, PD ka në dorë një vendim historik dhe se fati dhe e ardhmja nuk duhet të jetë “non grata”.

STATUSI NGA FATBARDH KADILLi

E ardhmja e PD-së nuk duhet të jetë “non grata”

PD duhet të ketë një qëndrim të qartë në raport me ish kreun e saj Sali Berisha. Nuk mund të presim vendime surprizë apo të minutës së fundit për një çështje që lidhet me fatin dhe të ardhmen e PD-së. As nuk mund të zvarritemi pa bërë asgjë.

Berisha e ka bërë të qartë që fatin e PD-së do ta mbaj lidhur me fatin e vet “non grata”. Basha nuk flet duke e lënë partinë në kryqëzime të rrezikshme politike.

Eshtë momenti të flasë partia çfarë qëndrimi ka për ish kryetarin “non grata”. Kjo është detyrë e Kryesis dhe e Grupit Parlamentar. Për secilin koleg, është nder të ulesh në karriken e kryesisë dhe të deputetit, por së pari është përgjegjësi.

Keni në dorë të merrni një vendim historik. Luhet fati dhe e ardhmja e Partisë Demokratike që nuk duhet të jetë “non grata”.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme