11.5 C
Tiranë
E diel, 5 Dhjetor, 2021

Mbushën makinat me 21 emigrantë të paligjshëm, dy të arrestuar në Gjirokastër (Emrat)

Policia e Gjirokastrës ka goditur një rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit, bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes DVKM Gjirokastër, FRONTEX-it dhe DVP Gjirokastër, vihen në pranga dy shtetas, që janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm, si dhe janë sekuestruar dy automjete dhe dy aparat celular.

Në pranga kanë rënë shtetasit Senet Goxhaj dhe Edmir Balla, të cilët akuzohen për për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Njoftimi i policisë:

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër dhe shërbimet e FRONTEX-it, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrestuan në flagrancë shtetasit S. G., 31 vjeç, banues në Gjirokastër dhe E. B., 44 vjeç, banues në Tepelenë.

Shtetasit S. G. dhe E. B., u kapën në aksin rrugor Pogon-Zagorie, duke transportuar me automjetet tip “Suzuki” dhe “Mitsubishi”(me karroceri), 21 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjet dhe dy aparat celular.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme