Lehtësohen masat në Kosovë, nuk ka më vetë-izolim për ato që hyjnë

Po ashtu nga 8 qershori, do të hiqet kufizimi i lëvizjes nga ora 21:00 deri në orën 5:00, masë kjo ky që hyri në fuqi më 1 qershor.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka theksuar se ata që hyjnë në Kosovë nga e hëna nuk do t’i nënshtrohen vetë-izolimit 7 ditor. Ai deklaroi se pas analizës së bërë në terren me hapjen e kufijve IKSHPK-ja rekomandon që për ata që hyjnë në Kosovë tu bëhet një kontroll i detajuar.
Qytetarët që hyjnë në territorin e Kosovës, nuk do të duhet që të vetëizolohen për shtatë ditë, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Po ashtu nga 8 qershori, do të hiqet kufizimi i lëvizjes nga ora 21:00 deri në orën 5:00, masë kjo ky që hyri në fuqi më 1 qershor.

Në një konferencë për media, ministri Zemaj tha se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, pas analizimit të situatës epidemiologjike ka konstatuar se ajo është e qëndrueshme, prandaj qytetarët që hyjnë në territorin e Kosovës, do të kontrollohen nga ekipet mjekësore dhe gjendja e tyre klinike do të përcillet nga Qendrat e Mjekësisë Familjare në komunat përkatëse.

“Bazuar në këto rekomandime, qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen masës së izolimit shtëpiak shtatëditor, ndërsa në vend të testimit të obliguar për COVID-19, për ata që hyjnë do të jetë masa e kontrollit nga ekipet mjekësore në pikat kufitare.

Bazuar në situatën epidemiologjike, Ministria e Shëndetësisë do të mundësojë lëvizje të plotë të qarkullimit të qytetarët dhe mallrave në veçanti me Republikën e Shqipërisë, ndërsa kemi adresuar edhe kërkesat e qytetarëve nga Lugina e Preshevës që edhe ndaj tyre të mos aplikohen masa që paraqesin pengesa për lëvizjen për në Kosovë”, tha ministri Zemaj.

Zemaj tha se virusi është akoma aktiv, porse kërkon nga qytetarët kujdes dhe angazhim në zbatimin e rekomandimeve nga MSH dhe IKSHPK.

Pas analizës së bërë në terren, me hapjen e kufijve, IKSHPK rekomandon si më poshtë:

1. Kontrollin e detajuar për udhëtarët që hyjnë në Kosovë duke marrë shënime të sakta, adresën, numrin e telefonit, etj,

2. Kontroll i detajuar dhe marrje e temperaturës për të dyshuarit me COVID-19

3.Bazuar në rekomandime, prej ditës së hënë, qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetizolimit 7 ditor, por ata që hyjnë do të kontrollohen nga mjekët

4. Bazuar në situatën epidemiologjike, do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve

5. Nga dita e hënë hiqet masa/kufizimi i lëvizjes së lirë prej orës 21:00 deri në mëngjes
Zemaj ka treguar se MSH-ja bashkë me IKSHPK-në do të vazhdojë të përcjellë situatën epidemiologjike, por kërkon të mbahet distanca nga qytetarët dhe të respektohen masat.

“Kërkojmë në mënyrë rigoroze të respektohen masat ndaj koronavirusit, të mbahen maskat, dhe distanca. Kërkojmë nga qytetarët, bizneset, gastronomia, të përmbahen strikt në rregullat tona. Shkeljet e rregullave konsiderohen rrezikim i shëndetit”, tha Zemaj.

Kurse, Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, tregoi se a janë të furnizuar mjaftueshëm me teste për koronavirus.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike është i furnizuar mjaftueshëm me teste për Covid-19, çdo ditë po bëhen teste dhe nuk do të ketë qytetarë që nuk do t’i nënshtrohet testit dhe në rast se kemi nevojë do të kërkojmë nga Qeveria teste të reja”.

Në Kosovë, më 1 qershor nisi faza e tretë e lehtësimit të masave kundër koronavirusit.
Rastet e para me koronavirus janë regjistruar më 13 mars. Për të frenuar përhapjen e koronavirusit, autoritetet në Kosovë shpallën gjendje emergjente të shëndetit publik.

Deri më 5 qershor, në Kosovë janë regjistruar 1,158 raste me koronavirus, ku 876 janë shëruar dhe 30 pacientë kanë vdekur. /Monitor