SHBA, policia vret një tjetër afro-amerikan

Dhuna ndaj 33 vjeçarit është filmuar nga një grua në makinë, e cila ulëret e tronditur duke kërkuar që policët ta arrestojnë dhe jo ta masakrojnë.

Një tjetër afro-amerikan është rrahur për vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një video dramatike e publikuar nga mediat amerikane, tregon momentin kur forcat policore rrahin për vdekje një tjetër afro-amerikan.

Viktima quhet Emanuel Ellis dhe ngjarja ka ndodhur në Tacoma të Washingtonit, më 3 Mars 2020.

Dhuna ndaj 33 vjeçarit është filmuar nga një grua në makinë, e cila ulëret e tronditur duke kërkuar që policët ta arrestojnë dhe jo ta masakrojnë.

Kryetarja e Bashkisë se Tacomas Victoria Woodards reagoi menjëherë pas publikimit të videos duke kërkuar largimin nga detyra të katër oficerëve të përfshirë në ngjarjen e rëndë./noa.al