Liban, jep dorëheqjen ministrja e Drejtësisë pas shpërthimit të madh në Bejrut

Najm u bë ministrja e tretë që paraqiti dorëheqjen te kryeministri Hassan Diab, pas ministres së Informacionit Manal Abdul Samad dhe ministrit të Mjedisit Damianos Kattar, të cilët dje njoftuan dorëheqjet e tyre

Ministrja e Drejtësisë e Libanit, Marie Claude Najm, dha dorëheqjen pas shpërthimit të fuqishëm në Portin e Bejrutit javën e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Najm njoftoi dorëheqjen e saj para mbledhjes së Këshillit të Ministrave, i cili pritet të mbahet sot për të diskutuar zhvillimet pas shpërthimit të madh në Portin e Bejrutit.

Ajo tha se e mori këtë vendim pas shpërthimit në Portin e Bejrutit dhe protestat në kryeqytet.

Najm u bë ministrja e tretë që paraqiti dorëheqjen te kryeministri Hassan Diab, pas ministres së Informacionit Manal Abdul Samad dhe ministrit të Mjedisit Damianos Kattar, të cilët dje njoftuan dorëheqjet e tyre.

Po ashtu, si reagim ndaj shpërthimit, deri më tani dorëheqje kanë dhënë edhe gjashtë deputetë.

Ndërkaq, siç mësohet, lokacioni i mbledhjes së Këshillit të Ministrave, që pritej të mbahej në Pallatin Presidencial, është ndryshuar në moment të fundit dhe tani do të mbahet në Pallatin Qeveritar.Liban, jep dorëheqjen ministrja e Drejtësisë pas shpërthimit të madh në Bejrut

Shpërthimi në Portin e Bejrutit

Më 4 gusht, në Portin e Bejrutit shpërtheu një zjarr në një depo ku gjendeshin lëndë shpërthyese, pas së cilës ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm që tronditi tërë qytetin. Si pasojë e kësaj fatkeqësie jetën kanë humbur 158 persona dhe rreth 6 mijë të tjerë janë plagosur.

Presidenti libanez Michel Aoun ka deklaruar se shpërthimi është shkaktuar nga plasja e 2.750 tonëve nitrat amoniumi që ishte ruajtur në Portin e Bejrutit për gjashtë vitet e fundit.

Pas kësaj deklarate, në rrjetet sociale dhe shtypin libian dhe atë botëror u ngritën shumë pyetje dhe pretendime.