Gantz: Izraeli është gati për luftë me Libanin

"Derisa (udhëheqësi i Hezbollahut Hasan) Nasrallah është armiku ynë më i madh në veri, ai është problemi më i madh i Libanit", tha Gantz

Zv/kryeministri dhe ministër i Mbrojtjes i Izraelit, Penny Gantz, ka deklaruar se Izraeli është gati për luftë me Libanin nëse një luftë e tillë imponohet ndaj Tel Avivit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në adresimin e tij para Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes në Knesset, Gantz paralajmëroi se një luftë e tillë do të sjellë pasoja të rënda për Libanin.

“Derisa (udhëheqësi i Hezbollahut Hasan) Nasrallah është armiku ynë më i madh në veri, ai është problemi më i madh i Libanit”, tha Gantz.Gantz: Izraeli është gati për luftë me Libanin

Gantz po ashtu tha se situata në Lindjen e Mesme në dekadën e fundit ka qenë e brishtë dhe e pasigurt, duke theksuar se Izraeli do të vazhdojë përpjekjet për të ndaluar Iranin nga përvetësimi i energjisë bërthamore dhe nga operimi në Siri.

Duke iu referuar çështjes së Rripit të Gazës, Gantz tha se “(Izraeli) nuk ka interes në Gaza përveç paqes së plotë dhe kthimit të njerëzve tanë”.