Liga Profesioniste nuk lëviz nga vendimi, bojkoti vazhdon

Bojkoti për mos fillimin e kampionatit shqiptar do të vazhdojë derisa të plotësohen 4 kërkesat e vendosura nga Liga Profesioniste e Futbollit

Ky vendim është marrë gjatë ditës së hënë nga të gjithë anëtarët e Ligës, në takimin që u mbajt në orën 11:00 në ambientet e “Air Albania”.

Drejtuesit e 10 ekipeve të Superligës janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund këtij bojkoti